Fakulteti i Shkencave të Natyrës
FSHN është njësi kryesore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Aksesoni kurset dhe njoftimet përmes Moodle.
Kontaktet Drejtuese
- Dekan: Prof. as. dr. Rrok Smajlaj
rrok.smajlaj@unishk.edu.al - Zv/Dekan: Dr. Nevila Bushati
nevila.bushati@unishk.edu.al - Sekretare Dekani: Rudina (Bushati) Meraja
rudina.meraja@unishk.edu.al
Historiku
Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN) si njësi kryesore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e nisi veprimtarinë e vet mësimore dhe shkencore me themelimin e Institutit të Lartë Pedagogjik, më 2 shtator 1957.
Misioni
Është përgatitja dhe formimi cilësor i studentëve në të gjitha ciklet e studimit si dhe kërkimi shkencor në fushat përkatëse, në mënyrë që të shfrytëzojnë burimet dhe kapacitetet e vendit në përputhje të plotë me strategjinë dhe perspektivën e zhvillimit. Rezultatet e frytshme të bashkëpunimit tonë me institucionet e mirënjohura arsimore në Europë dhe SH.B.A japin sigurinë e plotë të një perspektive të qartë të fakultetit tonë.
Akses i shpejtë
Politika e Cilësisë
Fakulteti i Shkencave të Natyrës u ofron studentëve mundësinë të studiojnë dhe të punojnë me një staf akademik të përkushtuar dhe u ofron programe mësimore bashkëkohore me nivel të lartë shkencor, gjithmonë në ndryshim. Në auditoret tona gjatë studimeve, studentët ndjejnë energji pune dhe përkushtim të plotë nga stafi akademik i fakultetit.