Struktura
Fakulteti i Shkencave Natyrore të Universitetit të Shkodrës, është krijuar në vitin shkollor 1965 – 1966 si Dekanati i Shkencave të Natyrës. Më vonë me vendim Nr. 167 datë 28.05.1991 të Këshillit të Ministrave u themelua si Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Që nga krijimi e deri më sot Fakulteti i Shkencave të Natyrës është rritur dhe zgjeruar duke u ngritur degë të reja, departamente, seksione dhe Institute Shkencore të rinj.
Fakulteti i Shkencave të Natyrës së Universitetit të Shkodrës ka këto kurse studimi:
Cikli i parë i studimit (Bachelor)
- Dega Matematikë
- Dega Fizikë
- Dega Informatikë
- Dega Biologji Kimi
- Dega Infermieri e Përgjithshme
- Dega Infermieri Mami
- Dega Fizioterapi
Cikli i dytë i studimit (Master Shkencor)
- Biologji Mjedisore
Cikli i dytë i studimeve (Master profesional)
- Psikologji Shëndeti