Kërkimi Shkencor

KerkimiShkencor

 

Nëpërmjet bashkëpunimeve të ndryshme, mobiliteti në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar është në një nivel të kënaqshëm.

Pedagogë efektivë të stafit të fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë bashkëpunime shkencore dhe studime doktorate në universitete perëndimore.

Konkretisht, katër pedagogë efektivë të sesionit të Informatikës vazhdojnë studimet në Universitetin Alpen Adria, Klagenfurt, Austri, si dhe në Universitetin e Malit të Zi.

Gjithashtu, nëpërmjet bashkëpunimit me Departamentin e Fizikës së Universitetit të Bolonjës është arritur të realizohen disa leksione dhe seminare me grupe studentësh nga një antar i stafit të secilit prej departamenteve bashkëpunues, si dhe është shfrytëzuar momenti për të organizuar një sesion shkencor.

Po ashtu, edhe pse jo në shkallën e duhur, janë bërë disa shkëmbime leksionesh në disiplina të veçanta me lektorë të ndryshëm të Departamentit të Fizikës në UT dhe me ato të sektorit të Radiombrojtjes në QFB të UT.